
Të paktën 22 të vdekur, rreth 1 mijë të arrestuar dhe qindra të plagosur është bilanci i protestave antiqeveritare gjatë fundjavës së shkuar. Por prej tre ditësh mungojnë lajmet nga Irani, teksa në rrjete sociale janë publikuar video false të protestave. Ndërkohë që sot pritet që Këshilli i Sigurimit të fokusojë bisedimet pikërisht në situatën e krijuar atje.



