Peleshi pranon skandalin me Kastratin. Ka bërë punime pa leje në ish-depon e minave

Peleshi pranon skandalin me Kastratin. Ka bërë punime pa leje në ish-depon e minave

Për herë të parë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka pranuar publikisht se në ish depon e minave në Porto Romano, objekt në pronësi të ushtrisë është ndërtuar pa leje.

I pyetur nga MCN, Peleshi tha se aktualisht kjo pronë nuk është në përdorim të Ministrisë së Mbrojtjes, ndonëse është në administrimin e saj.

Peleshi bëri me dije se Ministria e Mbrojtjes ka depozituar tre padi ndaj Kastrati Group në Prokurorinë e Durrësit, pasi është konstatuar se ka zgjeruar aktivitetin e saj më këtë zonë që aktualisht është pronë e ushtrisë.

Ministri i Mbrojtjes u pyet edhe për të dhënat nga përdorimi i satelitëve. Pa dhënë shifra mbi bilancin e deri tanishëm të dy satelitëve të lëshuar në hapësirë, ministri i Mbrojtjes la të kuptohet se agjencia e ngritur posaçërisht është në proces njohje dhe specializimi për të mundur t’i përdorë imazhet e përfituara.

Këto deklarata Peleshi i bëri pas mbledhjes së kësaj të premteje të këshillit të ministrave ku ndër të tjera u miratua edhe fondi 240 milionë për ndërmarrjet sociale.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy