Përfshihet nga flakët një sipërfaqe e madhe toke me shkurre në Maliq

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe e madhe toke me shkurre në Maliq

Zjarr masiv në pyjet e fshatit Kakaç në bashkinë e Maliqit.

Burime pranë shërbimit zjarrfikës bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me bimësi të ulët mbi fshatin Leminot.

Flakët po përhapen me shpejtësi edhe për shkak të favorizimit nga era e fortë që në disa vende të caktuara ka përfshirë dhe bimësi të lartë pyjore.

Për të izoluar flakët janë duke punuar punonjës të shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit, punonjës të shërbimit pyjor dhe emergjencave civile e banorë të zonës.

Terreni i thyer e bën të vështirë ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse të cilët po bëjnë gjithçka për të shkuar deri në afërsi të vatrave të zjarrit.

Nga ana tjetër po punohet për të mësuar shkakun e zjarrit pasi nuk përjashtohet mundësia të ketë qenë zjarr i qëllimshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy