Shkrimtari, studiuesi dhe botuesi Fatmir Toçi ka sjellë për publikun një enciklopedi për arbëreshët e Italisë, një botim që është vlerësuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, mes të cilëve edhe çmimi "At Zef Pllumi". Vëllimi me 934 faqe është fryt i një pune shumëvjeçare, detaje të së cilës, Toçi i ndau në studion e MCN Informacion.

Kjo është një punë e gjatë që ka përfshirë 15 vjet vizita në territoret ku jetojnë arbëreshët, shfletimin e buletineve dhe dokumenteve të shumta në arkiva, për të krijuar një profil të plotë të arbëreshëve.

Unë kam qenë një nga shqiptarët që kishin dijeni mbi arbëreshët kur I vizitova për herë të parë, në momentin kur shteti Italian miratoi ligjin për njohjen e pakicave. Arbëreshët janë komuniteti I tretë për nga madhësia.

I gjithë synimi im ishte që ato gjëra që mësova për arbëreshët, historinë unikale të tyre, t’ua tregoja edhe shqiptarëve që të dimë më shume e të jemi më krenarë për forcën identitare të tyre. Ne nuk dimë shumë për vështirësitë e tyre të integrimit, ruajtjen e identitetit dhe rolin e tyre në historinë e Italisë.

Unë isha thjesht një i pasionuar për të pasqyruar historinë e arbëreshëve. Unë kam mundur të identifikoj nga 17 krahina të Italisë gjurmë të tyre. Unë duhej t’i shkelja të gjitha dhe i kam pasqyruar në libër me burime historike, për të treguar sa i madh ka qenë ky emigracion. Sot numri i vendbanimeve ka vajtur në mbi 600. Rreth 50 prej tyre janë të njohura nga shteti italian si pakica. Pjesa tjetër janë spostuar apo janë asimiluar, por kanë lënë gjurmë në historinë dhe kulturën e këtyre vendeve.

Dhe një problem tjetër shumë i vështirë. Sot ka botime të ndryshme për arbëreshët. Në të gjitha këto studime, nga ajo që munda unë të konstatoj, kam hasur studime vetëm për element të veçantë të arbëreshëve. Por nuk hasa asgjëkundi një histori të plotë për arbëreshët, në mënyrë që lexuesi të kënaqë kureshtjen e tij.

Kemi shumë gjëra të përbashkëta me arbëreshët edhe sot. Ata kanë ruajtur identitetin dhe flasim këtu për kohën kur janë zhvendosur. Për një ruajtje të kësaj kulture në suazën e një kombi tjetër siç ishte Italia në periudhën e Rilindjes, që kishte një tjetër qasje ndaj emigrantëve. Pra, kemi një popull që e pranon emigrantin. Po flasim për Italinë e mesjetës që kishte probleme të mëdha me lëvizjen dhe boshatisjen e vendbanimeve.

Ajo që është sot problematike është çfarë do të bëhet me gjuhën shqipe. Do ta humbasim apo do të gjenden mekanizma që kjo gjuhë të mësohet, në mënyrë që kjo pasuri e madhe të mos humbasë. Ky është një problem i madh sepse sot arbërishtja nuk bëhet më në shkollat italiane. Bëhet vetëm në një shkollë, dy herë në javë. Është e pamjaftueshme, sepse baza për të mbajtur gjuhën është brezi i tretë. Tashmë ky brez është gjithnjë e më inaktiv dhe ka krijuar një problem.

Mund të bëhet me një kosto minimale, që të ketë mësimdhënës të kësaj gjuhe, kemi ardhur në një moment që po humbasim arbërishten, por nuk po mësohet as shqipja. Nuk mund ta lëmë të humbasë. Kjo mund të jetë një thirrje për qeverinë për një vëmendje më të madhe. Mos ta shikojmë arbërishten si një histori folklorike, por si identitet.