Google prezanton platformën e re të lojërave: Stadia, më e pavarur dhe me rezolucion 4K (VIDEO)

Google prezanton platformën e re të lojërave: Stadia, më e pavarur dhe me rezolucion 4K (VIDEO)

Google ka prezantuar një platformë të re dixhitale lojërash, më praktike se lojërat tradicionale, të cilat duhen shkarkuar nga interneti apo të blihen në disqe. Stadia është platform e re që mund të aksesohet përmes kompjuterit të shtëpisë, laptopit, televizorit apo smartfonëve.

Tekekomanda e saj, e prezantuar nga Google, bën të mundur fotografimin dhe shpërndarjen e lojërave direkt në YouTube.

“Doom Eternal” do të jetë një nga lojërat e para në dispozicion.

Gjatë eventit prezantues në San-Francisko nuk u bë i ditur çmimi, por e sigurt është se ajo do të lançohet në 2019-n fillimisht në SHBA, Britani të Madhe, Kanada dhe Evropë.

Google ka eksperimentuar me lojëra të ngjashme në vitin 2018 me projektin Stream, kur gjigandi i teknologjisë krijoi lojën Assassin's Creed.

Shumë shërbime streaming deri më tani kanë pasur probleme për shkak të vështirësisë për të ofruar lojëra të nivelit të lartë nëpërmjet një lidhjeje interneti.

Përdoruesit e këtyre lojërave janë ankuar shpesh për vonesa mes kohës kur lojtari bën një veprim dhe reagimit të lojës ndaj kësaj lëvizjeje.

Në lojërat ku reagimet brenda sekondës janë çështje fitimi ose humbjeje, vonesat i zemërojnë lojtarët.

Në përpjekje për të shmangur këtë, Google thotë se platforma e re lidhet direkt me internetin, duke komunikuar me serverët e Google në mënyrë të pavarur nga harduerë të tjerë.

Kompania ka premtuar që shërbimi do të ofrojë lojëra me rezolucion 4K, me 60 frame për sekondë (fps) - dhe deri në 8K, 120 fps në të ardhmen.

Lojërat më të avancuara të momentit, Xbox One X dhe PlayStation 4 Pro, mund të përballojnë rezolucionin 4K dhe 60 fps në të njëjtën kohë, por kjo vetëm në një numër të kufizuar lojërash.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy