Covid-19/ 400 viktima që nga fillimi i pandemisë, sot më shumë të shëruar se raste të reja

Covid-19/ 400 viktima që nga fillimi i pandemisë, sot më shumë të shëruar se raste të reja

Java që lamë pas ka shënuar një rënie të lehtë të rasteve të reja në krahasim me javën pararendëse. Kjo del nga krahasimi që ka bërë Ministria e Shëndetësisë

"Gjatë javës së 40 të pandemisë, javës që lamë pas, epidemia është paraqitur me nje trend të lehtë të pozitivitetit krahasuar me javën e 39 me një mesatare ditore prej 145,5 raste. Ndërsa incidenca javore është 35.6 raste/ 1 milion banorë”, thuhet në njoftimin e ditës së sotme.

Rastet pozitive ditore janë 144 nga 912 testime, ndërsa të shëruar janë 150.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën katër pacientë me Covid: një mjek 72-vjeçar nga Skrapari, një 62-vjeçar nga Fieri dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78-vjeçar dhe një 79-vjeçare, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga sot e në vijim, përditësimi i situatës së Covid-19 do të bëhet pa konferenca për shtyp, por me tabelë.

COVID-19 – Statistika (5 tetor 2020)
Raste të reja ditore - 144
Të shëruar në 24 orë - 150
Humbje jete në 24 orë - 4
Testime ditore - 912

Testime totale 93021
Raste pozitive 14,410
Raste të shëruara 8,825
Raste Aktive 5,185
Humbje jete 400

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 2695
Durrës 555
Shkodër 398
Lezhë  262
Korçë 242
Elbasan 236
Fier 225
Vlorë 184
Kukës 132
Berat 114
Dibër 80
Gjirokastër  62

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy