Italia i mbyll hapësirën ajrore Rusisë, dërgon armatime dhe ushtarë në ndihmë të Ukrainës

Italia i mbyll hapësirën ajrore Rusisë, dërgon armatime dhe ushtarë në ndihmë të Ukrainës

Italia ka marrë vendim për të mbyllur hapësirën ajrore për Rusinë, për çdo mjet fluturues civil apo ushtarak, që vjen nga Rusia, apo që është i kompanive ajrore ruse.

Ndërkohë, të hënën pritet një dekret i ri për dërgimin e armëve në Ukrainë në luftën kundër Rusisë së Vladimir Putin. Pas bisedimeve të kryeministrit Mario Draghi me Presidentin Zelensky  por veçanërisht pas marrëveshjes brenda Bashkimit Europian, dekreti do të autorizojë dërgimin e mitralzave dhe municioneve, si dhe sigurimin e disa raketave.

Materiali luftarak do të arrijë nëpërmjet një ure ajrore në kufi dhe më pas në rrugë tokësore me një kolonë të NATO-s. Misioni italian është i autorizuar “në bazë të neneve 3 dhe 4 të Traktatit të Atlantikut të Veriut”. Ushtarët që janë vënë në dispozicion të NATO-s janë tashmë gati që të nisen. Bëhet fjalë për 1350 ushtarë, që të gjithë pjesë e njësive speciale.

Ushtarët do të shkojnë në Rumani dhe Hungari për operacionin “Eagle Defense” i cili merr pjesë në mbrojtjen e territoreve të kërcënuara nga sulmi rus. Përveç kontingjentit, Italia ka urdhëruar dërgimin e materialit luftarak: jelekë dhe helmeta, detektorë metalikë portativë, robotë dhe pajisje për çminim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy