Mbyllet pjesa e parë, Arabia Saudite në avantazh ndaj Shqipërisë (VIDEO)

Mbyllet pjesa e parë, Arabia Saudite në avantazh ndaj Shqipërisë (VIDEO)

Shqipëria luan në transfertë një miqësore me Arabinë Saudite. Këta të fundit si organizatorë të sfidës, nuk lejojnë transmetimin e ndeshjes në asnjë TV, për shkak se janë përgatitjet për Botërorin.

Pjesa e parë është mbyllur me avantazhin minimal të Arabisë Saudite, të cilët shënuan me penallti. Shqipëria ka barazuar shifrat me fillimin e pjesës së dytë, me autor Bekim Balaj. 

Trajneri i kombëtares, Edy Reja ka grumbulluar për këtë test miqësor shumë lojtarë nga Superiorja teksa së fundmi është zbuluar edhe formacioni zyrtar me të cilin italiani do të nisë ndeshjen.

Reja i qëndron besnik skemës 3-5-2, aty ku në portë do të startojë Kastrati, ndërsa treshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Gurishta i Vllaznisë, Bitri i Partizanit dhe Turkaj i Laçit.

Krahët do të mbulohen nga Marku i Teutës dhe Hadroji i Partizanit. Sa i përket mesfushës, aty do të luajnë nga minuta e parë, Muçolli i Velje, Deliu i Tiranës dhe Mala i Vllaznisë. Sulmi përbëhet nga Cikalleshi dhe Xhixha i Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy