Në kërkim për tentativë vrasje, kush është i riu i arrestuar te ‘Shkëmbi i Kavajës’

Në kërkim për tentativë vrasje, kush është i riu i arrestuar te ‘Shkëmbi i Kavajës’

Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërorë dhe i shpallur në kërkim për tentativë vrasje është arrestuar në Durrës.

Burime policore bënë me dije se Aleksandër Mehmetaj akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”, “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Arrestimi i të riut u bë rreth orës 01:30 të ditës së sotme, në lagjen nr. 13, te “Shkëmbi Kavajës”, ndërkohë që gjatë kontrollit fizik, të riut iu gjet një armë zjarri pistoletë.

Aktualisht, ndaj 21-vjeçari janë caktuar 2 urdhër-arreste për 2 ngjarje të ndodhura më parë, konkretisht:

• Për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 02.07.2018, në Durrës, ka plagosur me armë zjarri shtetasin B. G;

• Për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 20.09.2020, në Tiranë, ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. B.;

Gjithashtu, për këtë shtetas ishte caktuar dhe urdhër-ndalimi, pasi ishte në kërkim për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja nga urdhrit të punonjësit të Policisë”.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, 5 fishekë dhe 4 aparate celulare.

Lidhur me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy