Radhë kilometrike automjetesh në segmentin Rrëshen-Milot

Radhë kilometrike automjetesh në segmentin Rrëshen-Milot

Rrugët kryesore që përshkojnë qarkun e Lezhës po përballen me një fluks të jashtëzakonshëm mjetesh në këtë fillim jave gushti, duke sjellë trafik të rënduar dhe, herë pas here, bllokim total të qarkullimit.

Situata më problematike paraqitet në segmentin Rrëshen-Milot të Rrugës së Kombit dhe nga Miloti në drejtim të zonës turistike të Shëngjinit, ku që prej orëve të para të mëngjesit janë krijuar radhë të gjata kilometrike automjetesh.

Policia Rrugore është vendosur në disa pika kyçe të qarkut për të ndihmuar në menaxhimin dhe lehtësimin e lëvizjes.

Një tjetër faktor që ka rënduar trafikun është edhe mbyllja e urës së vjetër mbi lumin Mat, për shkak të dëmtimeve të pësuara, çka ka kufizuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve në këtë aks.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy