Drogë dhe mijëra euro mes veglave të punës, arrestohet 36-vjeçari shqiptar

Drogë dhe mijëra euro mes veglave të punës, arrestohet 36-vjeçari shqiptar

Një shqiptar u arrestua në Itali pasi u kap me 12 kg marijuanë. Operacioni antidrogë u zhvillua në Borgheto, pas hetimeve disaditore. Lorenc Çollakut, 36 vjeç, iu sekuestruan 12 kilogramë marijuanë dhe 24 mijë euro kesh.

Mediat italiane shkruajnë se Çollaku nuk kishte leje qëndrimi në Itali dhe duhej të vuante dënimin prej 14 muajsh burg që gjykata kishte dhënë ndaj tij për disa vepra të kryera në periudhën 2011-2015 si përndjekje, mbajtje armësh pa leje, evasion dhe mashtrim, .

Lënda narkotike u gjet në një depo që familja e tij e përdorte për të mbajtur vegla pune. Prindërit rezultoi se nuk ishin në dijeni të veprimtarisë së paligjshme të djalit të tyre. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy