
Banka e Shqipërisë ka shprehur rezerva të forta lidhur me paketën e re fiskale të qeverisë, duke paralajmëruar se ulja e TVSH-së në 6% për ushqimet bazë dhe rritja e taksave të tjera mund të sjellë rritje të çmimeve në vend të lehtësimit të premtuar.
Në panelin e "MCN Economy", ekspertët e ekonomisë, profesor Elvin Meka dhe Fatos Fico, analizuan pasojat e kësaj politike, duke vënë në dukje se barra kryesore financiare do të bjerë drejtpërdrejt mbi qytetarët dhe bizneset.
Profesor Meka u shpreh i bindur se sipërmarrjet nuk do të mbajnë koston e taksave të shtuara, por do t'ia faturojnë ato klientit final.
Mbi 85-90% e efektit të çdo ndryshimi fiskal apo rritjeje të ardhurash që synon qeveria do të mbahet drejtpërdrejt nga xhepat e qytetarëve.
Pra edhe në ekonomi shumë më të mëdha dhe më të stabilizuara dhe më të zhvilluara sesa ajo e Shqipërisë, çdo ndryshim në politikën fiskale, mirë ose keq, do të transmetohet ose do të transferohet në konsumatorin final, ose në xhepat e konsumatorit final.
Pra, nëse pretendohet ose pritshmëria e krijuar nga qeveria është për një rritje të kontributeve nga politika, pra në një mbledhje më të madhe të të ardhurave ose të taksave, arkëtime nga politika e re fiskale dhe nga ndryshimet e reja në politikën fiskale, patjetër që këto efektin do ta kenë në xhepat e konsumatorëve. Pra do jemi ne që në një mënyrë ose tjetër do ta paguajmë, do dalin nga ne.
Në pjesën, të paktën në pjesën më të madhe, mos themi 90 ose 95%, pra kur një pjesë e vogël, 5% deri në 10%, mund të mbahet pjesërisht që nuk mund të transferohet për arsye të ndryshme objektive dhe subjektive, do të mbahen nga sipërmarrja.
Pjesa tjetër do të kalojë si efekt i transferuar tërësisht në xhepat e konsumatorit.
Biznesi do të transferojë te çmimet e mallrave rritjen e TVSH-së standarde në 21% që në ditën e parë të aplikimit.
Eksperti Fico vuri theksin te rreziqet që i kanosen prodhimit vendas, duke marrë si shembull paradoksin e çmimeve dhe kostot e larta të lëndëve djegëse e energjisë.
Do të ulet mielli, por jo buka, kostot e tjera zinxhir nuk lejojnë uljen e produktit final.
Prodhimi bujqësor do të goditet më rëndë nga të gjithë për shkak të çmimit të lartë të naftës (dizelit), transportit dhe rritjes së çmimit të inputeve si plehrat kimike.
Dizeli është shumë më i shtrenjtë në Evropë, shumë më i shtrenjtë për ne. Pra dhe kuptohet që prodhimi ynë është tmerrësisht i goditur. Pra, prodhimi bujqësor i pari është tmerrësisht i goditur për shkak të transportit, për shkak të dizelit, për shkak të kostove që janë të rritura, pra të inputeve bujqësore, plehrave kimike dhe çdo gjë tjetër që ka lidhje me bujqësinë.
Po energjia duhet të kemi parasysh që Fierza sot është në nivele minimale. Shpresoj që shira ka mbushur diçka, por është në nivele minimale.
Në qoftë se shteti shqiptar do të rrisë, pra KESH-i do të rrisë sasinë e energjisë që importon. Po importohet tani me 300 euro megavat. Pra janë çmime shumë të shtrenjta. Pra nga asnjë industri dhe asnjë lloj prodhimi, por edhe familjet e thjeshta pra nuk mund të mbijetojnë me këto çmime të tregut.
Në një farë mënyre te ne konsumatorët, konsumatorët shtëpiakë janë të mbrojtur sepse është çmimi kufi, pra që e përcakton.9 lekë të vjetra për 90 lekë të vjetra për kilovat orë, pra dhe pastaj kompenson shteti.
Po për bizneset nuk është e njëjta gjë. Pra bizneset që janë në tregun e lirë do ta blejnë energjinë me çmim të lirë. Pra janë të gjitha kosto, kosto të shtuara dhe janë të gjitha këto kosto.



