Në fund të fundit, Ukraina duhet të vendosë se çfarë kompromisesh është e gatshme të bëjë.
Ne duhet t'i lejojmë ata të jenë në një pozicion ku mund të arrijnë një rezultat të pranueshëm në tryezën e bisedimeve.
Kështu ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për BBC.
Sipas kreut të Aleancës Atlantike, në fakt, mbështetja ushtarake perëndimore është thelbësore për të zmbrapsur sulmet ruse dhe për të detyruar Kremlinin të heqë dorë nga objektivat e tij pushtuese, por në fund edhe Ukraina mund ta gjejë veten të detyruar të bëjë njëfarë kompromisi.



