KLP cakton Elisabeta Imerajn si drejtuese të Prokurorisë së Tiranës

KLP cakton Elisabeta Imerajn si drejtuese të Prokurorisë së Tiranës

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar Elisabeta Imerajn drejtuese të Prokurorisë së Tiranës për një mandat 3-vjeçar.

Deri tani Imeraj ishte e komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës dhe kompetencat e saj kanë qenë të kufizuara.

Të mërkurën Elisabeta Imeraj u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, për verifikimin e pasurisë.

Prokurorja ka kaluar pa asnjë problem verifikimin e pasurisë dhe aftësisë profesional nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Sipas ILDKPKI, Imeraj ka deklaruar pasurinë në mënyrë të rregullt dhe nuk ka kryer fshehje si dhe ka dorëzuar deklaratat e pasurisë që prej vitit 2004, gjithashtu nuk kanë lindur dyshime për pasurinë  saj.

Në përfundim të procedurës se ngritjes në detyrë, KLP ka vendosur unanimisht, caktimin e prokurores Elizabeta Imeraj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për një mandat 3 vjeçar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy