Ndotja e ajrit nga zjarret shkakton 1.5 milionë vdekje në vit në mbarë botën

Ndotja e ajrit nga zjarret shkakton 1.5 milionë vdekje në vit në mbarë botën

Ndotja e ajrit e shkaktuar nga zjarret lidhet me më shumë se 1.5 milionë vdekje në vit në mbarë botën, shumica dërrmuese e të cilave ndodhin në vendet në zhvillim.

Ky është përfundimi i një studimi që mbulon vitet nga 2000 deri në 2019 i publikuar këtë të enjte.

Ky numër i vdekjeve pritet të rritet edhe në vitet e ardhshme, pasi ndryshimet klimatike i bëjnë zjarret në pyje më të shpeshta dhe më intensive, tregon studimi i publikuar në revistën The Lancet .

Ekipi ndërkombëtar i studiuesve ekzaminoi të dhënat ekzistuese, si për zjarret që shpërthejnë në natyrë, ashtu edhe për tokat bujqësore që digjen për të pastruar fushat.

Nga viti 2000 deri në vitin 2019, rreth 450,000 vdekje në vit nga sëmundjet e zemrës ishin të lidhura me ndotjen e ajrit nga zjarret, zbuluan studiuesit.

Dhe 220,000 vdekje të tjera nga sëmundjet e frymëmarrjes mund t'i atribuohen tymit dhe grimcave të lëshuara në ajër nga zjarret.

Në të gjithë botën, një total prej 1.53 milionë vdekjesh u lidhën me ndotjen e ajrit nga zjarret, zbuloi studimi.

Më shumë se 90% e këtyre vdekjeve ndodhën në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, me pothuajse 40% vetëm në  Afrikën Sub-Sahariane.

Vendet me numrin më të madh të vdekjeve janë Kina, Republika Demokratike e Kongos, India, Indonezia dhe Nigeria

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy