Macron e shpërblen me shtetësi franceze emigrantin ‘Spiderman’, që hipi në katin e katërt për të shpëtuar fëmijën e varur

Macron e shpërblen me shtetësi franceze emigrantin ‘Spiderman’, që hipi në katin e katërt për të shpëtuar fëmijën e varur

Një emigrant malian, i cili tanimë po njihet si një hero dhe të cilit i është vendosur nofka “Spider-Man” i Parisit, do të bëhet shtetas francez pas takimit me Presidentin francez, Emmanuel Macron, këtë mëngjes.

Arsyeja pse ai ka fituar një status të tillë, është fakti se ai ishte ngjitur deri në katin e katërt për të shpëtuar një fëmijë që ishte i varur në ballkon.

Siç raporton BBC, përveçse ka fituar shtetësinë franceze, Mamoudou Gassama, 22 vjeç, i është ofruar edhe një vend pune, si pjesë e brigadës së zjarrfikësve.

Shpëtimi dramatik, në të cilin Gassama ngjitej nga ballkoni në ballkon dhe të arrinte fëmijën në më pak se 30 sekonda, u kap nga kamerat dhe pamjet u shpërndanë gjerësisht në mediat sociale.

Gassama, i cili tha se mbërriti në Francë disa muaj më parë duke marrë udhëtimin e gjatë dhe të rrezikshëm në Evropë nëpërmjet një anijeje në Mesdhe dhe më pas në Itali, është takuar me Presidentin francez, Emmanuel Macron, në Pallatin Elysee. 

Macron personalisht falënderoi Gassama, i dha atij një medalje për guximin dhe tha se atij gjithashtu do t'u ofrohej një rol në shërbimin e zjarrit.

Gjatë takimit, Macron i kërkoi gjithashtu fillimin e procedurave për marrjen e shtetësisë, gjë që Gassama e pranoi.

Drama që e shtyu atë në famë ndodhi të shtunën në mbrëmje në një rrugë në veri të kryeqytetit francez.

Gassama tha se ishte duke ecur kur pa një turmë njerëzish të mbledhur para ndërtesës.

Ai i tha Macron: "Unë thjesht nuk kisha kohë për të menduar, por hipa në ndërtesë për të shpëtuar atë.

Gassama tha se djali po qante kur e tërhoqi atë dhe mbajti pranë vetes të sigurt , por tha se kishte pësur një këmbë të lënduar.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy