Nisin lëvizjet për zhbllokimin e krizës politike në vend, Taulant Balla takohet Bylykbashin

Nisin lëvizjet për zhbllokimin e krizës politike në vend, Taulant Balla takohet Bylykbashin

Pas takimit Rama­Meta ditën e sotme dhe me gjithë angazhimin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani duket se përpjekjet konkrete për dialog mes mazhorancës dhe opozitës kanë nisur.

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi dhe ai i PS, Taulant Balla Kështu, “Panorama” mëson se Taulant Balla ka takuar ditën e sotme Oerd Bylykbashin e PD­-së.

Mësohet se takimi ka patur në temë pikërisht dialogun për zgjidhjen e krizës politike, ku opozita vijon protestën në çadër dhe ka bojkotuar Kuvendin.

Burimet thonë se Bylykbashi i ka përcjellë Ballësh kushtin tashmë të ditur të krijimit të qeverisë teknike. 

“Panorama” raportoi ditën e sotme se Meta u shpreh në parim dakord për vazhdimin e koalicionit me PS-­në, por ai kërkoi garanci që opozita të marrë pjesë në zgjedhje dhe dialog me të.

Kështu, firmosja e marrëveshjes mes Ramës dhe Metës u shty për deri më 19 prill dhe ajo kushtëzohet nga pjesëmarrja e opozitës në zgjedhje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy