Vrau kunatën, autori nuk shfaq pendesë (VIDEO)

Vrau kunatën, autori nuk shfaq pendesë (VIDEO)

Korrespondenti i MCN Tv në Elbasan, Enes Memolla ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Kusarth, ku 58-vjeçari Tefik Tashi vrau me sëpatë kunatën e tij, Alma Qevani.

Në një lidhje me “MCN Live” gazetari bën me dije se deri më tani autori ka dhënë në polici disa versione të ndryshme të ngjarjes dhe se nuk është shfaqur i penduar për krimin që ka bërë.

Sipas fqinjëve, Tashi nuk ishte një njeri problematik dhe se viktima, motra e viktimës dhe autori jetonin të tre në një shtëpi në kushte shumë të vështira ekonomike.

Një tjetër justifikim ishte se ka qenë i pirë, ai së bashku me gruan dhe motrën jetonin në një banesë. Pasi ndodhi ngjarja, motra e viktimës dhe nëna e viktimës erdhën në banesë të qeta, nuk shfaqen emocione apo dhembshuri.

Bashkëshortja e tij është shprehur se shpesh herë që Tefiku zihej me motrën.

Jetoni në periferi të qytetit dhe kishin një tokë me bagëti. Sipas gruas shpesh herë debatonin dhe për bagëtinë. Mamaja e viktimës është shprehur se nuk dinin gjë. 

Ai e pranuar që e ka vrarë. Ai ka dhënë 4 versione të ndryshme.  'Kam qenë i pirë!', 'Më ofendoi!', 'Nuk jam penduar!', 'Nuk më bëri drekën'. Ka dhënë disa versione të ndryshme, por autori nuk është shfaqur i penduar.

Fqinjët në fshatin Kusarth janë shprehur se ishte i qetë, jo problematik. Ata nuk kishin marrëdhënie me fqinjët.

Autori punonte punë krahu. Gjendja e tyre ekonomike ishte e vështirë, dhe të 3 bënin një jetesë të varfër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy