Malaj: Edhe para viteve ’90 ka pasur botime për edukimin seksual

Malaj: Edhe para viteve ’90 ka pasur botime për edukimin seksual

Edukimi më i mirë tha pedagogia Nora Malaj formohet nga mosha 0-6 vjeç dhe faza e dytë është faza e pubertetit.

E ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV Malaj tregoi se në ditët e sotme për prindërit që e kanë të vështirë të flasin me fëmijët për edukimin seksual ka shumë botime të mira, ndërkohë që kujtoi se edhe para viteve ’90 “Për ju vajza” ka qenë një nga librat përmes së cilit mund të edukoheshe.

“Edukimi më i mirë formohet nga mosha 0-6 vjeç dhe faza e dytë është faza e pubertetit ku bie faza biologjike që për vajzat nis cikli menstural dhe për djemtë fazat e para të ereksionit. Në kohën tonë vajzave u ishte fiksuar në thashethemnajë se nëse qëndron afër një djali mund të ngelesh shtatzënë. Unë kam pasur një shok dhe i thoja të lutem mos mu afro. Unë shkova në shtëpi dhe i them mamasë për ngjarjen dhe ajo më rekomandon një libër “Për ju vajza” në të cilin unë mësova se edhe nëse shoku im mund të më prekte nuk më ndodhte gjë. Atëherë informacioni i pakët dhe shoqëria e mbyllur, rrallë ndodhte që ne të ngacmonim njëri-tjetrin”, tha Malaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy