Zelensky kërkon më shumë armë të rënda dhe të fuqishme

Zelensky kërkon më shumë armë të rënda dhe të fuqishme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se sulmet masive ajrore dhe tokësore të Moskës kanë për qëllim shkatërrimin e të gjithë rajonit të Donbasit dhe u bëri thirrje aleatëve të Ukrainës që të shpejtojnë dërgimin e armëve të rënda për t’iu përshtatur Rusisë në fushën e betejës.

Lufta për qytetet binjake Sievierodonetsk dhe Lysychansk në rajonin Luhansk të Ukrainës po hyn në një lloj kulmi të tmerrshëm, tha Oleksiy Arestovych, këshilltar i Presidentit Zelensky. Ndërkohë Zelensky deklaroi se do të duhet të çlirojmë vendin dhe të arrijmë fitoren, por më shpejt.

Ka pasur sulme masive ajrore dhe artilerie në Donbas. Objektivi i forcave pushtuese është gjithmonë i njëjtë, ata duan të shkatërrojnë të gjithë Donbasin hap pas hapi.

Kjo është arsyeja, vazhdoi ai, “përse ne theksojmë vazhdimisht përshpejtimin e dërgesave të armëve në Ukrainë. Ajo që duhet sa më shpejt është barazia në fushën e betejës për të ndalur këtë ushtri djallëzore dhe për ta shtyrë atë përtej kufijve të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy