Një pikë e furnzimit me karburante në Korçë ka rënë pre e grabitësve gjatë natës. ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të 24 shkurtit 2017, pranë fshatit Dishnicë. Grabitësit kanë hyrë në ambientet e brendshme të pikës së karburantit dhe kanë vjedhur një sasi lekësh.
Pasi në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, grabitësit kanë qëlluar në drejtim të tyre duke u larguar. “Tre autorët e dyshuar të ngjarjes, pasi kanë parë të afroheshin shërbimet e Policisë, kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre dhe këta të fundit i janë kundërpërgjigjur me zjarr.
Më pas këta shtetas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet”, thuhet në njoftimin e policisë.



