Kodi i punës, Hysi: Problemi më i madh mbetet zbatimi i ligjit në terren, ka punonjës që s'marrin një ditë pushimi  (VIDEO)

Kodi i punës, Hysi: Problemi më i madh mbetet zbatimi i ligjit në terren, ka punonjës që s'marrin një ditë pushimi (VIDEO)

Ekspertja për çështjet ligjore, Vasilika Hysi tha në studion e emisionit “MCN Economy” se pas vitit 2015 kodi i punës në Shqipëri ka pësuar ndryshime pozitive.

Sipas ekspertës, problemi më i madh mbetet zbatimi i ligjit pasi një studim për Kodin e Punës ka treguar se shumë punonjës të sektorit privat nuk marrin asnjë ditë pushimi në javë.

Hysi tha se po punohet për të ofruar ligjin me direktivat e BE-së.

Në fakt marrëdhëniet e punës rregullohen nga ligji për nëpunësin civil dhe kodi i punës. Kodi i punës është i mirë, krahasuar me direktivat e BE kemi punë, në kuadër të hapjes së negociatave do afrojmë legjislacionin. Aktualisht në kodin e punës ka rregulla që rregullojnë lejet vjetore, prindërore dhe janë rregulluar sipas standardeve të BE-së deri në një masë. Direktiva e fundit që kërkon të vendosë balanca dhe vendet janë duke punuar. Shqipëria është më prapa në disa aspekte në të tjera jo. Ka ndryshime në aspektin ligjor. Inspektoriati ka për detyrë të monitorojë zbatimin e kodit të punës. Studimi ka treguar që ka punë për të bërë. IDRA dhe Agjencia e Kombeve për familjen vendosin një dokument me orientime për politikat që duhen ndërmarrë.

Problemi më i madh është zbatimi i ligjit, kemi kontrata kolektive që duhet të përcaktojnë disa rregulla që nuk përcaktohen në kodin e punës, mund të përcaktojnë orarin e punës për nënat që kanë fëmijë të vegjël, ose fëmijë. Në kodin e punës kemi parashikuar punën në shtëpia, por nga studimi del që telepuna përdoret pak. Kemi thënë që lejen e punës mund ta marrë e babai, dhe pjesa më e madhe e ka marrë nëna.

 Ligji thotë që një ditë duhet të jetë në javë po s’jam e sigurtë nëse punonjësit në sektorin provat e përfitojnë, studimi tregojnë që nuk e përfitojnë. Ky studim është bazë për të orientuar politikbërësit dhe punëdhënësit.  Është mirë të fiksohet orari i pushimit.

Sipas Hysit ka ende persona që punojnë në të zezë dhe kjo gjë vjen ndonjëherë dhe me dëshirën e vetë punonjësve. Duke vijuar shpjegimin e saj, Hysi tha se të rinjtë duhet të deklarohen të gjithë me pagat reale pasi duhet mbajtur skema e pensioneve.

Më tej, ekspertja ligjore tha se kontratat e firmosura mes punëdhënësit dhe punëmarrësit nuk respektohen duke shtuar se lëvizjet sindikaliste janë një zë i dobët në vendin tonë.

Nuk e di nëse kjo shifër është e besueshme, ka ende persona që punojnë në të zezë, një pjesë e ka si zgjedhje të tyre, sepse sikurse është ligji një pjesë e paguan punëdhënësi dhe një pjesë punëmarrësi, harrojnë që pasi disa vitesh do dalin në pension, me ndryshimin e 2015 pensioni del si shumatore e të gjitha viteve të punës, kemi probleme me pensionet e ulta se numri i kontributorëve është i ulët. Sasia e të ardhurave është e ulët. Duhet të ketë më shumë të rinj, me paga reale të deklaruar që të ketë të ardhura për të mbajtur skemë e pensioneve. Në parlament ka pasur nisma për të penguar informalitetin, po zgjidhja është ndërgjegjësim. Duhen rregulluar marrëdhëniet e punës në praktikë. Çdo punonjës, se bizneset i kanë llogaritur kostot, e kanë përgjegjësi të llogarisin, mjedisin e përshtatshëm, sigurimet. Kontratat janë të hartuara sipas kodit të punës. Kontratat nuk respektohet. Lëvizjet sindikaliste nuk i kemi zë të fortë. Kjo është një nga arsyet pse shumica e të drejtave nuk respektohen. Jemi në situata për të inkurajuar politikat pro-familjare. Nëse heq një punonjës për  të cilën kompania ka investuar, kompania do të shpenzojnë për të kualifikuar. Në këto momente kur të punonjësit largohen kompanitë po mendojnë dhe janë më të kujdesshëm për të adresuar disa aspekte. Janë adresuar tek rritja e pagës minimale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy