
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se do të veprojë sipas kushtetutës në lidhje me marrëveshjen e Shqipërisë me Greqinë. Ai theksoi se procesi i negociatave duhet të jetë i barabartë për të dyja palët. Apeli tjetër iu drejtua politikës, duke kërkuar bashkëpunim për të kaluar ngërçin në drejtësi. Deklaratat politike erdhën gjatë konferencës me presidenten kroate Kolinda Grabar Kitaroviç.



