
Politologu Ilir Kalemaj foli në MCN Live mbi jubileun e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, duke theksuar se kombi ynë ka kaluar shumë sfida.
Megjithatë Kalemaj thekson se qeveria shqiptare nuk ka bërë përpjekje për ta minuar Kosovën, me projektin e Ballkanit të Hapur.
Kalemaj vë në dukje se Rama e ka snobuar Kurtin, janë cenuar interesat kombëtare, në një kohë kur për Kosovën është vitale ndihma e Shqipërisë.
110 vjet më parë shpallën pavarësinë, por gjysma e kombit mbeti fatkeqësisht jashtë kufijve. Ka qenë një luftë e pareshtur për liri dhe bashkim kombëtar. Dua ta shoh gotën gjysmë plot. 110 vërtet s’janë pak, por s’janë edhe shumë për jetën e një komb-shteti të ri. Komb-shtetet janë produkte të shekullit të XX, mes dy luftërave botërore. Faza e tretë që pas viteve ‘90 me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe ish-Bashkimit Sovjetik. Kosova ka kaluar peripeci të jashtëzakonshme. Në vitet ‘20janë bërë procese të jashtëzakonshme për asimilimin e shqiptarëve. Komiteti për Mbrojtjen e Kosovës ka bërë një punë të shkëlqyer për mbajtjen gjallë të ndërgjegjes shqiptare. Pas ‘48 pati rifitim të ndërgjegjes. Duhet nënvizuar edhe roli i intelektualeve. Universiteti i Prishtinës shërbeu si një vend që u mbrujt ndërgjegjja kombëtare dhe atyre që u bënë liderë më vonë, duke filluar me Thaçin dhe duke përfunduar me Kurtin.
Kur ne themi është ditë jubilare s’do të thotë që s’duhet të jemi kritikë ndaj klasës politike. Fishta, Noli dhe Konica kanë qenë nga më kritikët ndaj veseve të shqiptarëve. Tonino Picula bëri një rezolutë në PE ku shpallej vdekja e Ballkanit të Hapur si projekt politik, ku përjashtohet Kosova, që s’ka marrë pjesë as në statusin e vendit vëzhgues. Ne e dimë që PE ka rol konsultativ dhe bashkëvendimarrës me Këshillin e Ministrave të BE, por është sinjal i jashtëzakonshëm. Ne jo vetëm s’kemi bërë asnjë përpjekje për ta përfshirë Kosovën, por janë bërë përpjekje për ta minuar. Rama kishte kimi me z.Thaçi, nga ç’ka pasur me z.Haradinaj dhe me z.Kurti. Me z.Kurti se kuptoj pse duhet të ndodhte, sepse i përkasin të njëjtin spektri politik, janë të dy politikanë të rinj, kishin edhe kumbarin Rexhep Qosja që i takoi në Prishtinë. Rama e ka snobuar z.Kurtin, bëhet fjalë për cenim të interesave kombëtare, ku marrëdhëniet bilaterale duhet të ishin ku e ku më të afërta se sa me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo që s’falet është fakti që në këtë periudhë kaq vitale për interesin e Kosovës, ku Serbia po bën çmos që ta bllokojë në çdo institucion ndërkombëtar dhe të vonojë integrimin, Kosova ndihet e rrethuar nga këto ndërhyrje. Është vitale ndihma reale dhe jo thjesht simbolike e Shqipërisë ndaj Kosovës”.
Sa i takon marrëdhënieve Tiranë-Prishtinë, Kalemaj tha se ka pasur oshilacione dhe shpesh janë cenuar raportet, për shkak të narcisizmit të politikanëve.
Kosova shpesh është kryer në gur shahu, për shkak të krahëve që kanë parë në politikën e Kosovës, pa parë me largpamësi kush i shërbente pavarësisë së Kosovës. Ka pasur oshilacione. Ashtu siç bashkëpunuam në luftën e UÇK, ku shqiptarët hapën shtëpitë për popullin vëlla të Kosovës, ashtu ka pasur edhe elemente negativë të cenimit të marrëdhënieve dypalëshe, për shkak të narcisizmit të politikanëve nga të dy vendet.
Lidhur me përmendjen e Portit të ri Turistik nga Rama, në jubileun e 110-vjetorit të Pavarësisë, Kalemaj tha:
Ishte pa lidhje në lidhje me kremtimet jubilare të këtij evenimenti. Kurti përmendi s’ia rritje portin e thatë dhe hekurudhën. Rama ndoshta ka marrë nxitje ose e ka paramenduar, e tha pa asnjë gjë të keqe që ky port do zhduket. Do mbetemi pa port. Porti që do bëhet në Porto Romano...Shqipëria mbetet pa port tregtar, kjo është fatale për Shqipërinë, do bëjë që transporti tregtar do kalojë përmes Selanikut dhe Tivarit. Është jo serioze për Shqipërinë të gënjejnë ditën për diell në mbledhjen mes dy Kuvendeve, dhe të sjellë këtë çështje kaq të papranueshme, ta sjellësh si fakt të kryer dhe ta përmendësh si sukses të jashtëzakonshëm në mbledhjen e dy Parlamenteve. Ajo aferë ka edhe probleme të tjera, Alabbari s’është fare, aty, se janë 4 kompani offshore”.
Sa i përket mos pranisë së Berishës në ceremoninë e 110-vjetorit të pavarësisë, Kalemaj tha se e njëjta gjë ka ndodhur edhe kur Rama ishte në opozitë, që përpiqej të minonte projektin e Rrugës së Kombit.



