Dua Lipa dhe urimi i saj për Gigi Hadid

Dua Lipa dhe urimi i saj për Gigi Hadid

Të gjithë ishim në pritje të një urimi nga kunata Dua Lipa për Gigi Hadid dhe Zayn Malik, të cilët u bënë prindër të një vajze pak ditë më parë dhe me sa duket dëshira u plotësua.

Këngëtarja shqiptare e cila është e lidhur me vëllain e Gigi-t Anwar Hadid, e ka pritur me mjaft emocion ardhjen në jetë të vogëlushes, ndërsa ka lënë edhe një koment në postimin e modeles me shumë emoji me zemra.

Ky koment është pritur me mjaft pozitivitet nga fansat e këngëtares, ndërsa është shoqëruar edhe me një kërkesë të veçantë.

Dua e ke ti radhën”, i shkruajnë fansat duke i uruar këngëtares të bëhet me një bebush së shpejti.

Modelja e njohur e dha personalisht lajmin e bukur për ardhjen në jetë të vajzës së saj të vogël, për të cilën tha se është shumë e emocionuar.

Vajza jonë u bashkua me ne këtë fundjavë dhe ajo tashmë ka ndryshuar botën tonë. Kam rënë në dashuri”, shkruante Gigi në Instagram.

Duke qenë se emrin ende nuk e kanë bërë publik, disa nga ndjekësit e supermodeles në Instagram thonë se ata mund ta kenë quajtur të voglën me emrin “Malikinha”, ndërsa të tjerët thonë “Maria”, dhe një grup tjetër shkruajnë për një bashkim emrash që jep “Zagi” ose “Zayan”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy