Policia e Vlorës është përqendruar këtë të hënë në kontrolle për kultivim kanabisi në zona të ndryshme.
Kryesisht kontrollet janë fokusuar në zonat pyjore, ku dyshohet se mund të jenë mbjellë bimë narkotike.
Kontrollet e territorit po kryhen nga Policia Kufitare dhe ajo vendore, në njësinë administrative të Novoselës si dhe në disa fshatra të lumit të Vlorës.



