Sulmuesit vetëvrasës lënë të vdekur tre policë palestinezë

Sulmuesit vetëvrasës lënë të vdekur tre policë palestinezë

Dy sulmues vetëvrasës, të cilët besohet se kishin lidhje me të ashtuquajturin Shtet Islamik, i kanë sulmuar dy pika kontrolli të policisë në Gaza, duke i lënë të vrarë tre policë palestinezë.

Ky sulm erdhi pas një operacioni të Hamasit, i cili e kontrollon Rripin e Gazës, kundër militantëve që kanë lidhje me Shtetin Islamik.

Sipas një burimi të sigurisë, njëri nga sulmuesit, që e kreu sulmin të martën, ishte ndaluar më parë nga autoritetet.

Pas sulmeve, autoritetet e shpallën gjendjen emergjente dhe i vunë në gjendje gatishmërie forcat e armatosura.

Dy policë u vranë dhe një civil u plagos në sulmin e parë me bombë, i cili u realizua nga një sulmues që po lëvizte me motoçikletë pranë një pike kontrolli të policisë.

Në sulmin e dytë, i cili ndodhi pas më pak se një ore nga sulmi tjetër, një polic u vra dhe disa persona të tjerë mbetën të plagosur në një pikë tjetër kontrolli. Lajmin e bëri të ditur ministria e brendshme e Hamasit, shkruan “BBC”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy