Të gjithë personat mbi 18 vjeç do të jenë mundësi të vaksinohen në qendrat e hapura shëndetësore të vaksinimit, duke zgjeruar kështu fashën për të pasur një numër sa më të lartë vaksinimesh brenda verës.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë një vizite në qendrën shëndetësore të Vlorës.
Ditët e caktuara do të jenë e marta e 29 qershorit dhe e mërkura e 30 qershorit.
Sipas ministres, këto ditë do të jenë edhe një lloj fushate sensibilizimi për qytetarët. Kështu, duke i inkurajuar ata të vaksinohen, në mënyrë që të ketë një sezon sa më të lehtësuar turistik dhe gjithashtu lehtësim në periudhën e dimrit.
"Vlen që në grup-moshat e ndryshme të popullatës, të kemi një mbulim të mirë të vaksinimit për të shmangur shpërthimet pandemike. Pavarësisht situatës së mirë pandemike, nuk mund të themi se jemi imunë, ndaj kemi vendosur që datat 29 dhe 30 qershor të jenë 'open day', ditë të hapura për vaksinimin për popullatën plus 18 vjeç. Kush dëshiron ta bëjë vaksinën duhet të regjistrohet në e-Albania duke filluar nga sot. Ditët e hapur nuk do të thotë që të mos vijojmë me traget grupin që po administrojnë qendrat shëndetësore +50 vjeç. U bëj thirrje që të vijnë të vaksinohen në qendrat shëndetësor, bërja e vaksinës krijon një mbyllëse që i paraprijmë vjeshtës dhe mbrojmë sa më shumë jetën. Presim që të vijnë vaksina të tjera, ndërkohë që në Shqipëri kanë mbërritur mbi 1 milionë vaksina dhe pritet të kemi edhe sasi të tjera që të vijnë. Në synojmë që të arrijmë synim 1 milion që kemi vendosur dhe në këto ditë të hapura që kemi vendosur t’i fillojmë këtë muaj, t’i shërbejnë qytetarëve dhe qëllimti të vaksinimit. Edhe gjatë verës të kemi vaksinim në vazhdim, për të moshuarit që nuk munden do të shkojmë t’i vaksinojmë në shtëpi", tha Ministrja.
Këtë e ka pohuar edhe shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino. Sipas saj, varianti Delta i Covid-19 po qarkullon. Pikërisht për këtë arsye, vaksinimi është shumë i rëndësishëm.



