
Tetë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një incidenti të ndodhur në shkollën e hotelerisë Ipsar Amerigo Vespucci, në Milano të Italisë.
Një bateri e cila përdoret për karikimin e celularëve, shpërtheu brenda çantës së një nxënësi.
Shtatë nxënës, mes tyre dy 15-vjeçar dhe një mësuese u dërguan në spital të plagosur.
Bateria ndodhej në çantën e shpinës së një 17-vjeçari, duke bërë që të dëmtohen edhe personat që ndodheshin përreth tij.
Në vendin e ngjarjes mbërriti ndihma e shpejtë dhe policia, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.



