
Ushqimi në temperaturat e Arktikut kthehet në “skulpturë”. Shkencëtari francez Cyprien Verseux i ka fotografuar ushqimet në temperaturë 60 gradë nën zero, në stacionin Concordia. “nuk e dija se të hash drekë në çatinë e ndërtesës ku rri, ishte një ide e keqe”, shkruan ai në Tuiter, ku ka postuar fotografitë.
Këto të fundit janë shpërndarë me shpejtësi në rrjet. Verseux thotë se për shkak të temperaturave ekstremisht të ulëta, jo vetëm ushqimi ngrin në pak sekonda. “Edhe lëkura e ekspozuar ngrin brenda pak sekondash”, shkruan ai në Tuiter.
Cyprien Verseux është i mësuar me temperaturat ekstreme, të jetuarit i izoluar dhe eksperimente të kësaj natyre. Shkencëtari francez ka punuar me NASA dhe Shoqërinë Mars dhe ka kaluar një vit të jetës bashkë me 5 kolegë të tjerë në një “Mars” të simuluar , për një eksperiment të quajtur HI-SEAS IV.



