Murtezani: Nëse vaksinojmë masivisht të moshuarit, nuk ka nevojë të vaksinojmë fëmijët (VIDEO) 

Murtezani: Nëse vaksinojmë masivisht të moshuarit, nuk ka nevojë të vaksinojmë fëmijët (VIDEO) 

Varianti i ri Omicron ka rritur numrin e rasteve të reja edhe në Shtetet e Bashkuara. Mjeku shqiptar, Skënder Murtezani, mbështet vaksinimin e detyrueshëm, por thekson se kategoria që duhet të targetohet janë të moshuarit, në mënyrë që të “kursehen” fëmijët.

Numrat kanë ndryshuar edhe në Amerikë. Edhe këtu sistemet shëndetësore dhe qeveria të kenë forcën kryesore. Pajtohem me vaksinimin e detyrueshëm. Nëse vaksinojmë të moshuarit, nuk ka nevojë të vaksinojmë fëmijët. Fundi i pandemisë do të vijë kur të vetëdijesohet e gjithë bota.

Megjithatë, Murtezani ngul këmbë të masat parandaluese si një manyrë akoma më efikase se vaksina për të frenuar përhapjen e virusit.

Efikasiteti Pfizer 70 %, pak më i ulët. Vaksinat nuk janë ndalues të përhapjes së Omicronit. Është kultura jonë: maskat, higjiena, distanca. Sfida është përgatitja e sistemeve shëndetësore. Ky i fundit duhet t’u afrohet të pavaksinuarve në mënyrë që të shtrihet vaksinimi. Megjithatë, ndalimi do të bëhet përmes maskave, distancimit. Është më mirë që tani ta shohim si moment alarmant tani, sesa të përballemi me më shumë të vdekur.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy