Zgjedhjet në Serbi/ Mustafa: Për here të parë pesë subjekte politikë bëhen bashkë për të drejtat e shqiptarëve (VIDEO)

Zgjedhjet në Serbi/ Mustafa: Për here të parë pesë subjekte politikë bëhen bashkë për të drejtat e shqiptarëve (VIDEO)

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i shpalli në fillim nëntorit zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për datën 17 dhjetor.

Zgjedhjet për asambletë lokale do të mbahen në 65 qytete dhe komuna.

Po si qëndron Lugina e Preshevës në përgatitje të këtyre zgjedhjeve?

Ish-kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa, thotë në një komunikim për MCN live, thotë se e rëndësishmja është që përfaqësuesit politik shqiptare do të dalin me dy lista për të garuar.

Zgjedhjet e shpeshta që mbahen në Serbi, përkatësisht ato që i nxit vazhdimisht presidenti Aleksander Vu֛çiç, kanë edhe një qëllim në kuptimin e indiferencës së votuesve, në kuptimin e pjesëmarrësve të votuesve në zgjedhjet parlamentare.

Ajo që është e rëndësishme është që tashmë shqiptarët e Luginës së Preshevës do të kenë dy lista për të cilën do të garojnë. Lista e parë është Alternativa Demokratike Shqiptare “Lugina e Bashkuar” që përfaqësohet nga kryetari i komunës së Preshevës, ndërkaq është edhe një listë tjetër “Beteja politike e shqiptarëve të Luginës”, e Shaip Kamberit, i cili deri më tani ka ushtuar profesionin e deputetit në Parlamentin serb, e me ç’rast rreth tij janë mbledhur përveç Partisë për Veprim Demokratik, të cilin ai është kryetar, e mbështet edhe Partia Demokratike Shqiptare. Lëvizja e Progresit Demokratik, Unioni Demokratik Shqiptar dhe Alternativa për Luginë.

Ish-kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa, thotë se për herë të parë për këto zgjedhje, pesë subjekte politikë bëhen bashkë për të drejtat e shqiptarëve.

Të gjitha këto pesë subjekte politike janë bërë bashkë me z.Kamberi, për të vazhduar një betejë të cilën e konsiderojnë në raport me Republikën e Serbisë kundër diskriminimit, mosdorëzimit dhe mosnënshtrimit ndaj shtetit të Serbisë, përkatësisht presidentit Vuçiç duke i kërkuar në vazhdimësi të drejtat e shqiptarëve te Luginës së Preshevës që të jenë në agjendën politike të Serbisë por edhe në agjendat rajonale për të realizuar atë që është edhe për të tjerët në rajon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy