Mbledhja me ministrat, Rama: Vijojmë dhe sot diskutimin maratonë, optimist për 2023-in

Mbledhja me ministrat, Rama: Vijojmë dhe sot diskutimin maratonë, optimist për 2023-in

Mbledhja e kryeministrit Edi Rama me ministrat do të vijojë edhe ditën e sotme për të diskutuar performancën 12 mujore të ministrive.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar bën qeverinë shumë optimiste për 2023-shin.

Ai thekson se diskutimi maratonë i ka dhënë kabinetit qeveritar mundësinë e një reflektimi shumë të dobishëm mbi çdo sektor për zhvillimin e Shqipërisë.

Vazhdojmë edhe sot diskutimin maratonë të fillimvitit, ku analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar na bën shumë optimistë për 2023-shin, po na jep edhe mundësinë e një reflektimi shumë të dobishëm mbi çdo sektor.

Në fokus të diskutimeve sot mbeten projekte si Korridori Blu, Parku Fotovoltaik Karavastaja, HEC Skavica, Tuneli i Llogarasë, Hekurudha Tiranë-Durrës, Aeroporti i Sarandës, Aeroporti i Vlorës dhe fluksi i turistëve.

Një ditë më parë, kreu i qeverisë diskutoi me ministrat për bilancin vjetor dhe detyrat që priten të kenë për 2023.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy