Një i ri është gjendur i pajetë në ambientet e një konvikti në Gjirokastër.
21-vjeçari Simon Sholla ishte nxënës në një shkollë private që gjendet pranë katedrales ortodokse "Lindja e Krishtit".
Kanë qenë shokët e dhomës që kanë zbuluar trupin e pajetë të të riut. Ata kanë menduar fillimisht se ishte në gjumë.
Bëhet e ditur se pranë trupit të 21-vjeçarit janë gjetur disa ilaçe.



