Lojtarët e Atletico Madridit, Koke dhe Saul Niguez, do të dalin sonte kundër një kundërshtari të njohur në Baku, pasi tashmë janë të familjarizuar me Ansi Agolli për kualifikuesen e Kupës së Botës të këtij muaji me Shqipërinë. Gazeta spanjolle “Marca” i kushton një shkrim takimit të Atletikos me ekipin azerbajxhanas. Dueti i Atletikos e filloi dhe përfundoi ndeshjen, ndërsa lojtari i Qarabag u tërhoq para mbylljes së pjesës së dytë, që do të thotë se ata kanë kaluar të paktën 45 minuta kundër një prej kundërshtarëve të tyre të ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Megjithatë, Koke mund të mos luajë pasi ai nuk është ndjerë mirë para ndeshjes, për shkak të shqetësimit muskulor.



