Përmbytjet në Japoni u marrin jetën 38 personave, dhjetëra të tjerë rezultojnë të humbur

Përmbytjet në Japoni u marrin jetën 38 personave, dhjetëra të tjerë rezultojnë të humbur

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës kanë vrarë të paktën 38 persona, ndërsa dhjetra të tjerë rezultojnë të humbur në zonat perëndimore të Japonisë.

Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në prefekturën e Hiroshimës, e cila është goditur nga një shi i rrëmbyeshëm që nga e enjtja. 

Qindra shtëpi janë dëmtuar dhe rreth 1.5 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa tre milionë të tjerë këshillohen që të kenë kujdes dhe të jenë gati për një evakuim.

Mijëra policë, zjarrfikës dhe ushtarë po marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Banorët janë evakuuar pas përmbytjeve në Kurashiki, Okayama prefektura, Japoni

Disa nga viktimat janë zënë të gjallë nga rrëshqitjet e tokës, njofton agjencia e lajmeve Kyodo e Japonisë.

Në qytetin e Motoyama, rreth 600 km në perëndim të kryeqytetit Tokio, ra 583mm shi nga e premtja në të shtunë, tha agjencia meteorologjike e Japonisë.

Shi më shumë pritet gjatë ditëve të ardhshme. Kyoto, rreth 300 km në lindje të Hiroshima, është goditur gjithashtu nga rrebeshat. 

Prefektura e Yamaguchi, një zonë tjetër e goditur nga shiu i madh, i paraljmëroi njerëzit që të vëzhgonin lajmërimet për evakuim dhe të vepronin sa më shpejt.

Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy