Ministria e Shëndetësisë pritet të njoftojë sot vendimin për hapjen e lokaleve edhe në mjediset e brendshme.
Këtë fakt e ka njoftuar kryeministri Rama gjatë një takimi në Vlorë.
Me afrimin e stinës së ftohtë, frekuentimi i mjediseve të brendshme të lokaleve bëhet nevojë.
Dhe pavarësisht numrit të madh të rasteve të reja, Ministria e Shëndetësisë pritet të njoftojë lejimin e përdorimit të këtyre hapësirave që gjatë verës nuk janë shfrytëzuar.
“I thërrisni pak mendjes, dhe i rrisni pak rrogën. Shqipëria si asnjë vend tjetër pa taksa për biznesin e vogël deri në 2029. Sot do të dalë njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve. Se është problem tani që fillon koha më e ftohtë. Por duke respektuar masat, mos e merrni me shaka Covid-in. Larg qoftë për secilin. Të jeni mirë dhe me shëndet. Puna mbarë”, tha Rama.



