Erjon Toro, emigranti që humbi jetën, ishte nga Fieri, nga fshati Kurjan. Gruaja e tij dhe dy fëmijët arritën të dalin nga rrënojat, ndërsa Erjon Toro mbeti i vdekur. Familja e tij në fshat ka hapur dyert per mortin. Ai jetonte prej disa vitesh në Amatrice, ku kanë vdekur nga termeti 247 veta deri në këto më momente.
Sipas ministrisë së Jashtme, Erjon Toro është shqiptari i parë që ka humbur jetën nga termeti në Itali. Ndërkohe, ministria e jashtme bën me dije se ka shkuar në 7 numri i shqiptarëve të plagosur, ku E.T është në gjendje kritike për jetën.
Sipas MPJ, në spitalin Gemelli të Romës ndodhën në gjendje të mirë shëndetësore, Xhesika Hasani, Sara Hasani, Romina Duro, Lori Duro,Hatixhe Hasanaj.
Ndërkohë në spitalin e Rietit ndodhet jashtë rrezikut për jetën Xh.T. Sipas MPJ, një tjetër shqiptare E.T. ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e L.Aquila.



