Analisti Genc Burimi, në një intervistë për MCN TV, e ka cilësuar protestën që po zhvillohet prej 36 ditësh në Shqipëri si një “revolucion paqësor” që synon ndryshime të thella politike dhe zëvendësimin e klasës aktuale politike. Sipas tij, lëvizja po tregon qëndrueshmëri në kohë, pavarësisht luhatjeve në pjesëmarrje.
Burimi shprehet se protesta ka marrë vëmendje edhe ndërkombëtare dhe, sipas tij, po shihet gjithnjë e më seriozisht nga aktorë të huaj.
Duke folur për incidentet gjatë protestës, ai i konsideron disa prej tyre si provokime dhe kritikon mënyrën e reagimit të policisë. Ndërkohë, komentet e kryeministrit Edi Rama i cilëson si përpjekje për të ndarë protestuesit dhe për të shmangur përgjegjësinë politike.
Intervista:
-Sot dita e 36 e asaj që qytetarët e konsiderojnë revolucion. Si do e përkufizonit ju këtë protestë?
Si një revolucion paqësor, por kërkon ndryshimin e një sistemi kapitalist dhe ndryshimi i komplet klasës politike.
-Nuk tërhiqemi thanë qytetarët në protestën e djeshme. Besoni se kjo lëvizje do te kete qëndrueshmëri dhe nuk do te thyhet?
Ka krijuar pak luahtje, por mobilizimi do të vazhdojë. Mund të ndryshojë volumi i pjesëmarrësve, por jo qëndrueshmëria. Është një protestë që është instaluar në kohë dhe në një vend të caktuar dhe po i jep dukshëm kësaj një avantash dhe me të huajt. Edi Rama nuk komunikon për vendin, por për të huajt. Deri më tani ai ua kishte mbushur mendjen që ishte një protestë e manipuluar dhe që nuk do të zgjaste, por tashmë jemi në ditën e 36 dhe ndërkombëtarët tani janë të detyruar të kenë një plan B dhe një zgjidhje politike. Artikujt e shtypit nuk janë më për flamengot, por për të gjithë sistemin politikë.
Pardje ajo kërkesë në Kongresin amerikan, nga Wilson, një person i afërt i Trump që kërkoi hetim si ndaj Venezuelës së Maduros për qeverinë e Ramës për favorizim të narkotrafikut. Nëse SHBA e Trump, nga një kongresmen që kishte bërë lobim për heqjen e saksioneve të Sirisë. Falë ndërhyrjes së tij, Sirisë iu hoqën sanksionet dhe sot po i njëjti kongresmen kërkon sot hetim për Edi Ramën.
-Kemi parë këto ditë edhe incidente që për protestuesit është si pasojë e provokimeve. Nga kush mund të jenë këto provokime sipas jush?
Për mua ato goditjet me vezë dhe miell, i kam cilësuar reagime perëndimore. Nuk mund të quhet protestë e dhunshme dhe reagimi i policisë ishte për tu kritikuar. Duhet të bëhej një anketim për dhunën e policisë ndaj protestuesve të cilët ishin të paarmatosur.
-Sot është shprehur se ka ngritur një grup pune dhe po merret me te gjitha deklaratat e protestes . Si e sheh kete deklarate?
Nga këndvështrimi im Rama është në një situatë që mamaja e shokut të tij ishte në protestë dhe ai krijoi një narrativë që në protestë paskemi dy kategori njerëzit të cilët një janë për qëndrime që duhen dëgjuar sic është mamaja e këtij shokut dhe tjetri të manipuluarit nga algoritmi. Kjo është një deklaratë burracake sepse duhet të mbajë ajo përgjegjësi dhe jo të hedh fajin te administrata. Në një farë mënyrë Rama falë Iranit zbuloi që paska probleme në administratë. Tashmë ai



