#MeToo shpallet Njeriu i Vitit nga revista “Time”

#MeToo shpallet Njeriu i Vitit nga revista “Time”

Lëvizja #MeToo, kundër ngacmimeve seksuale është vlerësuar me çmimin Njeriu i Vitit 2017, nga revista “Time”. Lajmi u publikua në faqen online të revistës, Time.com dhe nga NBC.

E përjavshmja me famë botërore ka vlerësuar të ashtuquajturat “thyese të heshtjes”. Është fjala për gratë që gjetën guximin për të denoncuar ngacmimet seksuale në vendin e punës, duke nisur nga aktoret e Hollivudit.

Çdo dhjetor, revista “Time” shpall Njeriun e Vitit, një titull që i jepet personit më me influencë (për mirë ose për keq) gjatë vitit.

Vitin e kaluar, Njeriu i Vitit u shpall Donald Trump, i cili i kishte fituar zgjedhjet presidenciale, por nuk kishte marrë ende detyrën.

Tradita ka nisur në vitin 1927 dhe që prej atëherë, me këtë çmim janë nderuar disa prej figurave më të njohura të historisë, përfshirë Mbretëreshën Elisabetë II, disa prej papëve të Vatikanit, Mark Zuckerberg, por edhe Adolf Hitlerin apo Jozef Stalinin.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy