‘Shpulla e babait dikur institucion’/ Soko: Ajo ‘shpullë’ do ta edukonte të miturin që të mos merrte një jetë të pafajshme

‘Shpulla e babait dikur institucion’/ Soko: Ajo ‘shpullë’ do ta edukonte të miturin që të mos merrte një jetë të pafajshme

Ngjarja tragjike që kulmoi me vrasjen e një të mituri 14 vjeç në njërën nga shkollat në kryeqytet, bëri bujë në shoqërinë shqiptare.

Po aq deklarata e ekspertit të ekonomisë Pano Soko, lidhur me edukimin e adoleshentëve, në sensin “shpulla e babait dikur institucion, shapka e nënës bibël e kuran”, u komentua në mënyra nga më të ndryshmet.

I ftuar në “Zgjohu me MCN”, Soko, tha se u gjet i befasuar me pritshmërinë që mori kjo deklaratë e tij, para faktit se si një fëmijë shkon në shkollë me thikë e një prind nuk e kontrollon atë.

U lodha u fol për ekonominë 10 vjet, ka pas mbështetje, të lumtë, gjera të tilla, por para kësaj bëme se kuptova se në fund fare unë u mundova të evidentoja një moment nga gjithë ajo krizë që ka kapur shoqërinë shqiptare. Situata ishte e tillë që kemi pasur një ngjarje të jashtëzakonshme. Një fëmijë shkon në shkollë, një tjetër shkon në shkollë dhe merr thikë me vete. Kjo nuk është një ngjarje që duhet të kalojë.

Unë jam njeri që merrem me politikë pas gjashte muajsh do të votohen, interesi im është që të merrem me shtetin, jo që s’ka faj shteti por nuk zgjodha të merresha me shtetin sepse kjo ngjarje është përtej politikës.

 Unë para se të jem një politikan, jam babai i një djali që shpejt do të shkojë në ata moshë, shumë shpejt,. Dhe unë zgjedh që të lë mënjanë çdo gjë tjetër të jem realist si baba.

Soko shpjegon se pse e tha pikërisht atë frazë.

Sipas tij, ajo ‘shuplaka’ që do të  jepte një baba rigoroz, nuk do ta çonte në krimin që bëri 14 vjeçari ndaj moshatarit të tij.

Unë e pashë videon ishte bërë virale, pse ti e the atë fjalë, promovove dhunën ne familje. Tani gjithë kjo hipokrizi kaq e madhe, merreni prindërit çojeni në burg se dhuna në familje është akt penal dënohet me burg.

Ne po diskutonim për adoleshent të moshës 13, 14, 15. Ajo që unë po evidentoja pas asaj tragjedie është  se ne dikur e kemi pasur më të sigurt edukimin e kësaj moshe dhe këtu lindi pastaj ajo shprehja pastaj. Pse, sepse në këtë moshë gabimet janë shumë të forta. Tani në shumë pjesën e strukturës së ndërtimit tënd si personazh, jeta bën sens kur e shohim për se prapështi, sepse ne vendimet më të forta i marrim kur s’jemi të aftë. Ne zgjedhim shkollën, 18 vjec, kur nuk e dimë se çfarë është jeta, martohemi herët, kur nuk dimë, në këtë sens duhet një dorë e prindit. Në 100 fëmijë, 90 kuptojnë më fjalë, dalin shumë mirë , të kuptojnë, ca janë të mirë ca bëhen të mirë, janë një dhjetëshe që e prishin këtë,

Është e rëndësishme që dëmi që shkaktojnë këta 10 veta është e jashtëzakonisht i madh në këtë pikë. Kjo moshë nga 14 vjeç, dëmin e kanë të thellë.

Më përpara prindërit edukimin e kishim si mision në vetvete, gjërat parësore, droga, arma, vrasja, vjedhja, këto ishin vijë e kuqe, prindërit bënte ç’është e mundur qe ti të mos shkoje aty.

Çfarë do të ndodhte nëse prindi i këtij fëmije që e kreu krimin do e dinte, do ta kishte kapur zvarrë atë kohë, po ta dinte, sepse i iku jeta e një fëmije. Nëse do ta merrte një shuplakë ai djali që e kreu krimin, nuk do të vinte deri këtu.

Po su ndëshkova unë si prind, e kurseva pjesën e dhunës në familje, do të të vijë nga ligji, nga rivali, po unë si prind ku ja këtu, më rrofsh mua që te lashë këtu dhe të kurseva një shuplake dhe të lashë ty në këtë rrugë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy