Afrika mbetet pas me vaksinimin, OBSH: Rrugë e gjatë për të kapur objektivat (VIDEO)

Afrika mbetet pas me vaksinimin, OBSH: Rrugë e gjatë për të kapur objektivat (VIDEO)

Gjysma e vendeve në Afrikë kanë vetëm 2% ose më pak të popullsisë së tyre të vaksinuar plotësisht sipas Organizates Boterore te Shendetesise.

Richard Mihigo, Koordinatori i OBSH-së për vaksinimin në Afrikë është shprehur se vendi ka një rrugë të gjatë përpara për të arritur objektivat.  

“Të dhënat e fundit tregojnë përparime modeste, por ka ende një rrugë të gjatë përpara, për të arritur objektivin e OBSH-së për të vaksinuar plotësisht 40% të popullsisë deri në fund të vitit”

Ndërsa në një cep tjetër të botës, Australia do të rihapë kufijte e saj duke filluar nga nëntori. “Është koha që australianët t’i kthehen jetës normale”, tha kryeministri Scott Morrison. Ky vend do të lejoj  fillimisht udhëtimin e qytetarëve të vaksinuar kundër koronavirusit dhe të të afërmve të tyre.

E teksa shkenca po e njeh çdo ditë e më shumë covid-19, një studim britanik, arrin në përfundimin se është e sigurt që të merren njëkohësisht vaksina kundër coronavirusit dhe ajo e gripit dhe se një gjë e tillë nuk ndikon negativisht në reagimin e imunitetit ndaj asnjërës prej tyre.

Studimi, i udhëhequr nga Universiteti i Bristolit, zbuloi se efektet anësore të raportuara ishin zakonisht të lehta deri në të moderuara, ndërsa artikulli pritet të botohet i plotë në revistën shkencore The Lancet.

Deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në të gjithë botën janë injektuar mbi 6 miliardë vaksina, ndërsa koronavirusi ka prekur mbi 233 milionë njerëz, prej të cilëve mbi 4.7 milionë kanë humbur jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy