
Për dy ditë do të ketë zgjedhje që do të ndikojnë në historinë tonë për 20 vitet e ardhshme.
Kështu deklaroi Joe Biden në aktivitetin zgjedhor në Yonkers, në shtetin e Nju Jorkut, duke folur në mbështetje të kandidates demokrate për guvernatore, Kathy Hochul, e cila po lufton kundër kandidatit republikan Lee Zeldin.
“Në votimin e 8 nëntorit përplasen dy vizione krejtësisht të ndryshme të Amerikës”, nënvizoi presidenti amerikan, në Kolegjin Sarah Laërence.
Amerika kthehet në qendrat e votimit të martën e ardhshme për herë të parë pasi Donald Trump kundërshtoi rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe mbështetësit e tij sulmuan Kongresin për të parandaluar ratifikimin e fitores së Joe Biden. Prandaj, zgjedhjet afatmesme paraqiten si një provë për demokracinë amerikane, me perspektivën e garës për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.
Për Joe Biden, situata është komplekse, një humbje e rëndë për demokratët do t'u jepte më shumë zë atyre që mendojnë se në vitin 2024 duhet të fokusohemi te një kandidat i ri dhe jo te një president që do të mbushë 80 vjeç më 20 nëntor.



