Administratori i Konfindustria, Gjergj Buxhuku thotë se sektori shëndetësor në Shqipëri, është i nënfinancuar, por se dhe kjo shumë në dispozicion është mjaft e madhe sipas tij me mbi 600 milionë euro që buxheti çdo vit financon sistemin shëndetësor.
Duke folur për MCN Economy, Buxhuku deklaroi se duke shtuar edhe kontributet e tjera, janë gati 700 milionë euro që jepen për shëndetësinë, duke e cilësuar si një shumë tepër të madhe.
Në këtë drejtim Buxhuku tha se kjo shumë e bën një sektor nga ata që duhet patur përgjegjësi shumë e madhe për mënyrën se si përdoren këto para dhe duhet të shohësh realisht se çfarë ndodh me cilësinë e shërbimeve që jepen për klientin fundor.
Është e qartë se cilësia e pacientëve tek ne krahasuar me vendet e tjera, është e ulët. Një pjesë edhe prej financimit, por ne duhet ta shohim edhe krahasuar me veten tonë.
Për rrezikun e monopoleve, jemi vend i vogël dhe vendet e vogla e kanë të vështirë të krijojnë ambiente konkurrenciale me shumë operatorë.
Duhet bërë maksimumi që këta operatorë të dalin në treg. Por thelbi është një si të forcosh operatorin publik.
Boshti kryesor i shërbimit që ofrohet e ofron shteti, në të gjithë vendet.
Brenda këtij operatori mund të krijosh edhe skema konkurrenciale por nën mbulesën e sektorit publik. Këtu ngatërrohet liberalizimi me monopolizimin.
Ti nuk ke bërë gjë tjetër por e ke keqësuar situatën kur ke marrë një shërbim që deri dje e jepte operatori publik dhe ja ke dhënë operatorit privat, duke e rritur çmimin me disa herë këto para janë pakësuar për shërbimet e tjera publike dhe ia ke dhënë një operatori privat, që ti nuk e di se sa është rritur cilësia.
Jo vetëm kosto financiare, por mbi cilësinë e shërbimit që jepet. Ky thes i madh filloi të ndahet brenda për brenda me koncesione. Shërbimin nuk e jep më vetë.
Por jepi disa herë më shumë dhe operatorit publik për të parë se sa do e përmirësojë shërbimin, se ti po i jep disa herë më shumë privat.
Edhe ky thes i madh që nuk është i vogël prej 600-700 milionë euro, ka filluar të gërryhet përbrenda me koncensione dhe PPP, ky problem nuk është vetëm për sektorin e shëndetësisë.
Ndërsa për shërbimin në spitalet rajonale, Buxhuku tha se sistemi i shëndetësisë është mjaft delikat, aq më tepër kur e ke të trashëguar që nga komunizmi kur nuk është bërë asnjëherë reformë e thellë, por se janë marrë disa nisma për arnime.
Nëse pacienti nuk ka besim te spitali rajonal dhe e ka këtë besim jo të kotë, drejtohet tek qendra dhe aty bëhet një përplasje e madhe njerëzish dhe tematikash që kanë lidhje me një gjë, së pari është një interes i madh për ta mbajtur në një gjendje kaotike sistemin shëndetësor në Shqipëri, nga ata që marrin tendera nga ky thes i madh prej 600-700 milionë euro dhe ata që marrin shërbime.
Në momentin kur je në rrëmujë e sipërm, mjegulla është e tillë që mund të turren të gjithë.



