Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ndan detaje nga takimi me Kryeministrin Edi Rama në Bruksel. Me anë të një postimi në Twitter, Von der Leyen thotë se në fokus të diskutimit ishte rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Takimi shumë i mirë me Edi Ramën. Diskutuam progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe planin tonë të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë”.



