Një çift në Itali u vu në pranga për kultivim të bimëve narkotike në mjediset e banimit. Burrë e grua, përkatësisht rumun dhe shqiptare, të moshës 42 dhe 32 vjeç, kishin mbjellë 6 bimë marijuane në një nga dhomat e shtëpisë.
Policia gjeti disa doza të tjera hashashi të gatshme për shitje. Dy personat e arrestuar kishin krijuar një “serë” të mirëfilltë për kultivimin e hashashit brenda shtëpisë.
42-vjeçari rumun ishte taksist dhe një emër jo i panjohur për policinë italiane. Ndërkohë, të dy janë në arrest shtëpie deri në daljen para trupit gjykues.



