Policia e Shtetit: Nuk kemi favorizuar personin që shkaktoi aksidentin para ambasadës italiane

Policia e Shtetit: Nuk kemi favorizuar personin që shkaktoi aksidentin para ambasadës italiane

Policia e shtetit thotë se nuk ka favorizuar personin i cili ishte shkaktari i një aksidenti të frikshëm me datë 15 janar para ambasadës italiane. Me anë të njoftimi policia e shtetit thotë se ka kryer të gjitha procedurat ndaj personit në fjalë me inicialet S.D, për të cilin u shkrua se ishte i afërmi i një zyrtari policie.

Sakaq në njoftim mohet gjithashtu që policia të mos ketë bërë njoftim për ngjarjen. Sipas tyre, ashtu si për të gjithë aksidentet e tjera pa pasojë në jetë, ngjarja është pasqyruar në faqen zyrtare të policisë.

Policia e Shtetit - Sqarim

Në lidhje me lajmin e publikuar në disa media përgjatë ditëve të fundit, për një aksident rrugor të ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Papa Gjon Pali II” me rrugën “Ismail Qemali”, ku shtetasi S.D., duke vazhduar lëvizjen me mjet gjatë kohës që semafori ishte me dritë të kuqe dhe është përplasur me mjetin tip “Skoda Rapid”, me drejtues shtetasin D.T. dhe pasagjer shtetasin A.M. e për pasojë u dëmtuan 2 shtetas, jashtë rrezikut për jetën, sqarojmë opinion publik se:

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin rrugor nuk është i afërm i ndonjë zyrtari drejtues në Policinë e Shtetit dhe nuk është favorizuar në asnjë moment nga asnjë zyrtar policie.

Stukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me këtë ngjarje kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme, në ngarkim të qytetarit S.D.

Njëkohësisht, Policia Rrugore e Tiranës ka kryer të gjitha veprimet administrative.

Njoftimi për aksidentin rrugor është pasqyruar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, në përmbledhjen ditore të ngjarjeve që publikohet, si çdo ngjarje tjetër pa pasoja fatale.

Linku https://www.asp.gov.al/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia.../

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të luftuar krimin dhe zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin, ndaj fton median që për çdo rast të kërkojë informacion zyrtar pranë strukturave përgjegjëse për dhënien e informacionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy