Haradinaj i vendosur për krijimin e ushtrisë: Nuk rrezikon marrëdhëniet me NATO-n

Haradinaj i vendosur për krijimin e ushtrisë: Nuk rrezikon marrëdhëniet me NATO-n

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se krijimi i ushtrisë së Kosovës nuk rrezikon marrëdhëniet me NATO-n. Në një deklaratë para deputetëve të Kuvendit, Haradinaj tha se mandatimi i ushtrisë javën që vjen, është proces i brendshëm dhe në përputhje me Kushtetutën.

Haradinaj tha se qeveria e Kosovës nuk ka arritur që të bisedojë me secilën qeveri aleate të NATO-s, por theksoi se janë zhvilluar takime intensive me shtetet që kanë vendimmarrje të plotë në aleancë.

Madje sipas tij, Kosova nga një shtet konsumues i sigurisë do të jetë edhe prodhues i sigurisë duke kontribuar në aleancë.

Haradinaj është shprehur se deklaratat e Serbisë se FSK-ja po përgatitet për very janë tërësisht të pavërteta.

Një ditë më parë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi Prishtinën zyrtare do të "përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës". Sipas Stoltenbergut, ky proces po udhëhiqet “në një moment mjaft të papërshtatshëm, pa u respektuar procedurat”.

Këto deklarata, kreu i Aleancës së Atlantikut Verior i bëri në fund të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, ku është diskutuar për gjendjen në Ballkanin Perëndimor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy