Trump: Trupat amerikane tërhiqen nga Siria (VIDEO)

Trump: Trupat amerikane tërhiqen nga Siria (VIDEO)

Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi tërheqjen e trupave amerikane po tërhiqen nga Siria.

Trump tha se trupat tërhiqen pasi Shteti Islamik është "mposhtur".

Pentagoni tha se po kalon në një "fazë tjetër të fushatës", por nuk dha detaje.

Rreth 2 000 trupa amerikane kanë ndihmuar luftën kundër Shtetit Islamik në verilindje të Sirisë, edhe pse besohet se luftëtarët e tij vazhdojnë të mbeten aktivë në disa lagje të vogla.

Shtëpia e Bardhë tha se SHBA-ja dhe aleatët "do të mbeten të angazhuar në të gjitha nivelet për të mbrojtur interesat amerikanë kurdo që të jetë e nevojshme".

Disa shprehën frikë se tërheqja e SHBA-së do t'i japë ndikim më të madh në rajon Sirisë dhe Iranit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se tërheqja e SHBA-së mund të sjellë "perspektiva reale për një zgjidhje politike" të konfliktit në Siri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy