
Për debatin e ditëve të fundit për ndërtimin e dy HEC në Kanionet e Osumit, projekt i cili prej ditësh është bërë publik në media, ka reaguar edhe ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi.
Ministri ka deklaruar se nuk ka asnjë shans që të ndërtohen HEC-e në kanionet e Osumit.
Në një ndërhyrje në emisionin “Opinion”, ai ka deklaruar se do të rrezojnë lejen mjedisore që është dhënë për ndërtimin e HEC-it në lumin Osum. Ai tha se kjo ka qenë një leje e dhënë dy vite më parë.
“Ajo çfarë ka ndodhur me ujëvarën e kanionit, ishte një shqetësim që u ngrit nga ata që adhurojnë mjedisin. E gjithë historia është ngritur mbi një gënjeshtër të koordinatave. Ne kemi ngritur një grup investigimi. Do ta rrëzojmë këtë leje mjedisore. Në atë pikë nuk ka asnjë shans që ai HEC të ndërtohet”, ka deklaruar ministri Blendi Klosi.



